E hënë, 24 Shkurt, 2025

Profesori shqiptar nderohet me titullin e lartë në Britani, i dorëzohet nga Princi William

- Advertisement1-

Princi William i ka dorëzuar profesorit shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë OBE.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka uruar Hoxhajn për titullin, në faqen e tij zyrtare.

- Advertisement -

“Dr. Andi Hoxhaj mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar më 8 maj në Kështjellën Windsor, të mbajtur nga Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Wales. Andi Hoxhaj është emëruar si ‘Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike’ (OBE) në Listën e Nderimeve të New Year 2024 për shërbimin e tij në marrëdhëniet MB-Shqipëri. Shumë urime Dr. Hoxhaj”, shkruan King-Smith.

Emri i Hoxhajt gjendet mes disa personaliteteve të tjera, të nderuar për kontribut në fusha të ndryshme, teksa titulli iu dha një vit më parë nga Mbreti Charles.

Universiteti ku ai jep leksione në fushën e drejtësisë, njihet si një prej më prestigjozëve në botë. Ky nderim i është dhënë për “shërbime në marrëdhëniet mes Anglisë dhe Shqipërisë”.

Lajmi cilësohet si mjaft pozitiv në një kohë që shqiptarët më së shumti janë lakuar për emigrim dhe aktivitete të paligjshme në Britaninë e Madhe.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...