Profesori i ekonomisë, Safet Abdullahu nga Mitrovica është emëruar Prorektor për Financa në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Abdullahu njihet si pedagog i përkushtuar i fushës ekonomike, me përvojë të gjatë në arsim të lartë dhe reputacion për profesionalizëm, korrektësi dhe qasje institucionale.
Emërimi i tij shpresohet të sjellë përmirësim financiar dhe menaxherial në universitet, në një periudhë sfiduese për institucionin që po përballet me shumë probleme të ndryshme.
Nga universiteti shpresojnë se përvoja dhe kredibiliteti i tij akademik mund të ndikojnë pozitivisht në forcimin e disiplinës financiare dhe në përmirësimin e funksionimit institucional./ Jepi zë