Profesori Qendrim Gashi vizitoi sot shkollen fillore “Ismet Rraci” në Klinë, aty ku nisi hapat e parë shkollor

- Advertisement5 -

Ish nxënësi i shkolles fillore “Ismet Raci” dhe ish ambasadori i Kosovës në Francë, profesor dr. Qendrim Gashi ka vizituar sot shkollen fillore “Ismet Rraci” në Klinë ku ka takuar drejtorin Blerim Kelmendi, nxënës dhe mësimdhënës të shkollës.

- paragrafi 1 -

Në këtë ceremoni që është organizuar për Diten e Matematikës, kanë marrë pjesë drejtori i DKA-së Qemajl Sejdiu, ish drejtori i shkollës Ahmet Krasniqi, etj, ndërsa emocionuese ka qenë takimi me arsimtarin e tij të matematikës Xhevat Gjoci.

- Advertisement - M1

Ai ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënësit e kësaj shkolle. Profesori Qendrim Gashi i doktorruar në fushën e matematikës ju ka thënë nxënësve në bashkëbisedim se matematika është gjuhë universale. “Pavarësisht a shkoni në Argjentinë, në Tailandë apo në Afriken e Jugut, e keni të njëjtën gjuhë, dhe kjo është shumë e bukur” – ka thënë Gashi.

Pas ligjeratës me nxënësit dhe përshëndetjes me stafin, ai në oborrin e shkolles ka shfrytëzuar rastin të luaj për pak minuta volejboll me nxënësit e kësaj shkolle.

Qendrim Gashi njihet si talent i rrallë në botë. Nga shkolla fillore ai kishte kaluar direkt në studime, të cilat i kishte përfunduar në Universitetin e Cambrigjit në Angli.

- Advertisement - m2

Gjatë vizitës në shkollen “Ismet Rraci”, atij i është ndarë një mirënjohje nga drejtori i shkolles Blerim Kelmendi dhe i ështe dhuruar një piktur si dhuratë. / Marrë nga Radio Alba