Profesori që jetën ia kushtoi sportit mitrovicas Ahmet Baliqi, shembull më i mirë për të gjitha gjeneratat

- Advertisement -

Njëri nga kontribuesit më të mëdhenj të sportit mitrovicas është profesori Ahmet Baliqi.

- paragrafi 1 -

Baliqi një jetë ia ka kushtuar sportit mitrovicas, duke nxjerr shumë talente në sporte të ndryshme, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Profesori Baliqi ka udhëhequr edhe klubin hendbollistik Trepça, duke motivuar shumë të rinj ta zgjedhin këtë sport atraktiv.

Trajneri Ahmet Baliqi ishte shpërblyer nga FHK-ja për vepër jetësore dhe kontributin e dhënë në hendbollin e Kosovës për dekada të tëra.

Ahmet Baliqi vite më parë kishte fituar edhe çmimin “Lah Nimani” që është çmimi më i madh që e ndan Komuna e Mitrovicës për sportistët me kontribut të veçantë.

- Advertisement -

Përveç zejes së trajnerit, Baliqi ka qenë edhe profesor duke edukuar brezat e rinj në Mitrovicë.