Profesori nga Suhareka i shkruan letër presidentes e kryeministrit: Ju lutem veproni

- Advertisement -

Profesori nga Suhareka, Aziz Bytyqi i ka shkruar letër të hapur presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti duke kërkuar nga ta të veprojnë dhe të fillon mësimi.

- paragrafi 1 -

Ai shkruan se janë fëmijët që e pësojnë më së shumti, andaj ka kërkuar nga krerët e shtetit të veprojnë, shkruan Albanian Kids Education(www.kidsofkosova.net).

- Advertisement -

Letra e tij:

Zonja Presidente Vjosa Osmani!

Koha është të veproni ju.

- Advertisement -

Ju keni obligim kushtetues dhe kombëtar të qëndroni mbi palët dhe të ofroni zgjidhje.
Po ju shkruaj me zemer të thyer.

Jemi më 25 shtator dhe femijët tanë ende nuk e kanë filluar mësimin.

Nuk jemi në luftë e as në pandemi, por jemi në grevë.

Kërkesat e sindikatave janë plotësisht legjitime dhe të drejta, por ne kemi një kryeministër që dëshiron ta bëjë të fortin dhe kokëfortin.

Në këto rrethana po pësojnë fëmijët, ardhmëria e vendit tonë të përbashkët.

Me dashurinë për femijët, për shoqërinë dhe atdheun mësimi duhet të filloj me ose pa marrëveshje.

E dashur Presidente! Po të lutem si prind dhe si mësimdhënës. Vepro sepse është obligim i juaj të ndërhyni në rrethana të tilla.

Me respekt,

Aziz Bytyqi