Profesori nga Malisheva thotë se nuk pranon organizim me rastin e pensionimit: As çmim, as dhuratë, as mirënjohje, as falënderim

- Advertisement5 -

Profesori nga Malisheva, Januz Kastrati, pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor ka shkruar një letër që lidhet me organizimet që bëhen me rastet e pensionimit të mësimdhënësve.

- paragrafi 1 -

Ai ka thënë se në ditën kur do të pensionohet nuk do të ketë një organizim të tillë.

- Advertisement -

“Për mua nuk do të ketë: as çmim, as mirënjohje, as falënderim as dhuratë nga asnjë institucion sepse nuk do të ketë organizim me rastin e pensionimit”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan AlbanianEducation.net.

“E gjithë kjo është një reagim i vogël ndaj disa dukurive rreth mirënjohjeve dhe çmimeve që ndahen për rezultatet e arritura në arsim, e sidomos me rastin e pensionimit të mësimdhënësve, para se gjithash ndaj një kategorie që me të vërtetë kanë merituar të paktën një falënderim gjatë kohës së tyre aktive”, ka shkruar ai në letër.

366972083 954234315660296 4399399043528583633 n 1

- Advertisement -