Profesori nga Kosova nominohet për Çmimin për Ekselencë në Mësimdhënie në një nga shkollat më të mira në botë IESEG

- Advertisement -

Profesori nga Kosova, Valon Murtezaj, është nominuar për Çmimin për Ekselencë në Mësimdhënie, në IESEG një nga shkollat më të mira në botë në fushën e menaxhimit.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka bërë vet ai përmes një postimi në Facebook ku ka njoftuar se nominimi është mirënjohje në vete, për cilësinë dhe përfshirjen e profesorit në mësimdhënie cilësore dhe në suksesin e studentëve, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Ndjehem i lumtur që edhe sivjet, për herë të dytë, jam nominuar për Çmimin për Ekselencë në Mësimdhënie, në IESEG një nga shkollat më të mira në botë në fushën e menaxhimit.

Nominimi është mirënjohje në vete, për cilësinë dhe përfshirjen e profesorit në mësimdhënie cilësore dhe në suksesin e studentëve.

- Advertisement -

Sido që të jetë vendimi final, për mua është nderim dhe privilegj jetësor të jem në mesin e profesorëve finalistë në kuadër të programeve të studimeve master (postgraduate), kolegëve e miqve profesorë eminentë të botës në fushat e tyre të shkencës dhe mësimdhënies.

Në veçanti falenderoj studentët që vijnë nga të gjitha kontinentet për vlerësimin që më kanë bërë.