​Profesori nga Australia do të operojë 29 fëmijë kosovarë në QKUK

- Advertisement -

Nga sot, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, do të qëndrojë profesori i njohur nga Australia, Pedy Dewan, i cili bashkë me ekipin vendas të klinikës do të operojnë 29 fëmijë me probleme të lindura kongjenitale.

Operacionet do të nisin ditën e hënë dhe do të zgjasin 10 ditë pune.

- Advertisement -

Po ashtu, do të bëhen edhe rreth 25 konsultime për pacientë me anomali të ndryshme që janë operuar më parë.

Fëmijët do të kenë mundësi të trajtohen nga ana e ekspertit me renome ndërkombëtare, përderisa mjekët vendas do të kenë mundësi të marrin përvojat nga profesori Dewan, thuhet në komunikatë.