Profesori Milazim Krasniqi: ‘Ne tallemi me abetare’

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci nga Suedia tha se se sivjet do ta kemi abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-profesori universitar, Milazim Krasniqi, i cili tha se në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë (2012) u shpall abetarja e përbashkët.

- Advertisement -

Krasniqi thotë se në vend se të realizohen projekte të përbashkëta të univeristeteve e akademive, ne tallemi me abetare.

Postimi i tij:

“Nagavci nga Suedia: Sivjet do ta kemi abetaren e përbashkët” (Gazeta Express, 29 maj 2022) Koment: në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë (2012) u shpall abetarja e përbashkët. Dhjetë vite më vonë flitet prapë për abetaren e përbashkët! Në vend se të realizohen projekte të përbashkëta të univeristeteve e akademive, ne tallemi me abetare. Kuku, bre, po kerkah nuk jemi!