E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam nga Kosova

- Advertisement1-

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij dhe të gruas, Edibes, ndodhur në vitin e largët 1983, ku duhej të merrnin vendim; të lënin Kosovën apo të iknin drejt Zvicës për të lidhur marrëdhënie pune atje, por që kishin refuzuar të braktisnin atdheun.

Profesori Krasniqi kujton se ai dhe bashkëshortja e tij, Edibja, kishin marrë ofertë për të shkuar në Zvicër të punojnë si si punëtorë shëndetësorë, por se e kishin refuzuar, pasi ka dashur të ndjek ëndrrën e tij për t’u bërë shkrimtar.

- Advertisement -

Krasniqi në postimin e bërë në Facebook shkruan se e dinte që refuzimi për të shkuar në Zvicër, dhe vendimi për të qëndruar në Kosovë nënkuptonte më shumë gazep, më shumë varfëri, më shumë rrezik, por thotë se nuk është aspak pishman që ka marrë atë vendim, shkruan Albanian Education.

Ai thotë se tëherë vendosi në plan të parë karrierën dhe Kosovën e jo paratë dhe rehatinë, ndërsa shton se tash më shumë po çojnë në kandar paratë dhe rehatia, se sa karriera dhe Kosova.

Profesor Krasniqi ndërsa ndan me lexuesit këtë rrëfim, çon një mesazh për të gjithë ata që po lënë Kosovën për shtete të ndryshme, duke thënë se”në atdhe kemi më shumë shanse të jemi fitimtarë”

Postimi i plotë i profesorit në pension Milazim Krasaniqi që padyshim duhet të jetë një histori frymëzuese për të gjithë ata qytetarë që kanë hamëndje nëse duan të qëndrojnë në Kosovë apo të ikin për një jetë më të mirë në ndonjë shtet:

Në vitin 1983 Edibja dhe unë patëm ofertë të shkonim në Zvicër, me vende pune të siguruara si punëtorë shëndetësorë. Por, unë isha diplomuar edhe në fakultet si albanolog dhe dëshiroja ta ndiqja ëndërrën time, për t’u bërë shkrimtar, ndaj refuzova. E dija saktë që qëndrimi në Kosovë nënkuptonte më shumë gazep, më shumë varfëri, më shumë rrezik. E mora mbi vete tërë atë barrë dhe ja ku jemi, u plakëm në këtë Kosovë. Nuk jam aspak pishman për atë vendim. Nuk jam i sigurt që mund t’i shërbej ndokujt si mësim kjo përvojë imja sot. Unë atëherë pata vendosur në plan të parë karrierën dhe Kosovën. Jo paratë dhe rehatinë. Ndërsa tash më shumë po çojnë në kandar paratë dhe rehatia, se sa karriera dhe Kosova. Disa gjëra edhe duhet të ndryshojnë. Por disa nuk duhet të ndryshojnë. Unë besoj se ëndrra e njeriut për sukses dhe dashuria për atdheun nuk duhet të ndryshojnë. As edhe kur suksesi nuk vlerësohet realisht dhe as kur atdheu nuk ka mundësi të ta shpërblejë realisht kontributin. Bile rasti shqiptar është specifik: shumë herë ata intelektualë që kanë kontribuuar më shumë, janë sulmuar e janë injoruar më shumë. Ama të gjitha i kam pasur më lehtë, që nga çasti kur e kam kuptuar drejt se shpërblimin e plotë dhe të vërtetë duhet ta pres vetëm nga Zoti i Botëve. Duke u shërbyer njerëzve dhe vendit, përveç mirënjohjes eventuale të tyre, ne mund ta fitojmë shpërblimin edhe nga Zoti. Thënë thjesht, në atdhe kemi më shumë shanse të jemi fitimtarë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...

Nga Xhafer Avdyli: Urrejtja, dobësia më e madhe e njerëzimit

“Urrejtja nuk është për të gjallin, por për djallin Do të doja që këtë shkrim...