Profesori me pagë të majmë nga UP-ja iu mëshon mësuesve tjerë me një mal gabimesh drejtshkrimi

- Advertisement -

Profesori univeritar Fadil Maloku ka sulmuar me gjuhë të ulët kolegët e tij mësimdhënës nga SBAShK-u përkundër që marrin paga shumë më të ulëta se sa paga e tij në Universitetin e Prishtinës.

- paragrafi 1 -

“Ju sindikalistët kosovarë, nuk qenkeni kurrkah,” – shkruan z. Maloku, në një fjalim në Facebook të mbushur me gabime drejtshkrimore, shkruan NACIONALE.COM

- Advertisement -

Sipas një hulumtimi, paga bazë e mësimdhënësve në shkollën e mesme dhe atë fillore ndryshon për 31 për qind nga paga e profesorëve universitarë. Dhe përveç kësaj, pagat e mësimdhënësve të arsimit të ulët janë një herë më të ulëta se sa edhe ato të asistentëve.

“Në Francë, paga e mësimdhënësit universitar dallon për vetëm 100 euro nga paga e mësimdhënësit të shkollës së mesme.” – shkruhej në raportin për pagat e sektorit publik.

Por, pagat bazë nuk janë të vetmet që dallojnë profesorët universitarë nga mësimdhënësit e arsimit të ulët. Profesorët si Fadil Maloku kanë edhe mëditje tjera shtesë, si paraqitja e provimeve, mentorimi i temave të diplomave etj. e për të cilat paguhen shtesë. Një profesor universitar arrin të fitojë deri në 3500 euro në muaj.

- Advertisement -

Maloku në statusin e tij përçmues ndaj kësaj shtrese, ka përmendur rrezikun nga Serbia.

Statusi i plotë, pa ndërhyrje: