E diel, 23 Shkurt, 2025

Profesori Labinot Gashi: Gjysma e shkollave në komunën e Malishevës janë pa drejtorë

- Advertisement1-

Asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Malishevës, Labinot Gashi, njëherit profesor në shkollën e mesme “Lasgush Poradeci” në Kijevë, ka kritikuar qeverisjen e kryetarit Ekrem Kastrati në sektorin e arsimit.

Gashi tha se gjysma e shkollave në Malishevë nuk kanë drejtor por udhëhiqen nga ushtrues të detyrës.

- Advertisement -

“Është mandati i dytë që gjysma e shkollave në komunën e Malishevës nuk kanë drejtor të shkollës, kanë ushtrues detyre. Imagjinojeni çka bëhet kur një institucion nuk e ka udhëheqësin përkatës. Mandej janë vonesat në rekrutim dhe në momentin që po flasim kemi orë të pambuluara në arsim. Këto janë probleme dhe shqetësime të sistemit të arsimit”, tha Gashi në debatin “Jeta në Komunë”.

Asamblisti i LDK-së theksoi se ka pasur raste kur një kandidat ka plotësuar kriteret por nuk i është lëshuar vendimi për drejtor.

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, tha se kanë anuluar konkursin për drejtor për shkak të disa “deformimeve procedurale”.

“Ne e kemi pasur një konkurs mirëpo kemi pa gjatë rrugës që konkursi ka pasur deformime procedurale edhe e kemi anuluar konkursin. Tash së shpejti do të kemi një konkurs të ri për drejtorë të shkollave. Ka pasur deformime sepse një kandidat për me i bo argat shokut të vet ka konkurruar në tri shkolla dhe e kemi pa që kjo është një formalitet dhe e kemi anuluar konkursin”- tha Kastrati. / Marrë nga Kallxo.com

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...