Profesori Islam Zuzaku nga Gjilani me sukses mbrojti disertacionin e doktoratës në Kimi

- Advertisement5 -

Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan dhe shkencës kosovare i është shtuar edhe një doktor i kimisë.

- paragrafi 1 -

Islam Zuzaku me sukses ka mbrojtur temën e doktoratës “Analizë kimike e mbetjeve të ngurta industriale, klasifikimi dhe përdorimi i tyre në ekonomitë qarkore” dhe ka marrë titullin doktor shkence.

- Advertisement -

Gjatë mbrojtjes publike, dr. sc. Islam Zuzaku, i cili tashmë edhe zyrtarisht mban titullin Doktor i Shkencave në Kimi gjatë prezantimit të disertacionit të tij, me titull “Analizë kimike e mbetjeve të ngurta industriale, klasifikimi dhe përdorimi i tyre në ekonomitë qarkore”, paraqiti një studim të thelluar dhe bashkëkohor mbi përbërjen e mbetjeve industriale, ndikimin e tyre në mjedis dhe mënyrat e reja të shfrytëzimit të tyre si burim i vlefshëm brenda ekonomisë qarkore.

Punimi u vlerësua lart nga komisioni për rëndësinë shkencore, qasjen profesionale dhe kontributin që sjell në një fushë kritike për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Me ketë mbrojtje të suksesshme, kemi edhe një doktor të Kimisë që i shtohet komunitetit shkencor të Kosovës.

- Advertisement -

8c45540d 99a5 4a6a 96f8 473dca332976