Profesori Isa Blumi nga Universiteti i Stokholmit asociohet edhe në UP

- Advertisement5 -

Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur më 4 mars 2026, vendosi afiliimin (adjunct) e profesorit nga Universiteti i Stokholmit, Isa Blumi edhe me Universitetin e Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Isa Blumi është profesor i Studimeve të Historisë Botërore dhe Lindjes së Mesme në Departamentin e Studimeve Aziatike dhe të Lindjes së Mesme në Universitetin e Stokholmit (World History and Middle Eastern Studies at Stockholm University within the Department of Asian and Middle Eastern Studies).

- Advertisement - M1

Ka doktoratë të fituar në Universitetin e New Yorkut në fushën e historisë dhe studimeve islame e të Lindjes së Mesme (History and Middle Eastern/Islamic Studies from New York University), ndërsa gradën master e ka përfunduar në Shkollën e Re për Kërkime Sociale në New York në në fushën e shkencave politike dhe studimeve historike (Master of Political Science and Historical Studies from The New School for Social Research, New York).

Profesor Blumi punon në Universitetin e Stokholmit që nga viti 2015, pas mësimdhënies, punës shkencore e hulumtimeve në universitetet e Gjermanisë, Belgjikës, Turqisë, ShBA-së, Emirateve të Bashkuara Arabe, Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai ka publikuar dhjetëra punime shkencore në revista prestigjioze, ndërsa flet rrjedhshëm anglishten, frëngjishten, turqishten, turqishten osmane, arabishten, di edhe spanjisht e italisht, ndërsa ka njohuri bazike gjuhësore edhe për gjermanishten dhe holandishten.

- Advertisement - m2

Profesori i Universitetit të Stokholmit, Isa Blumi, është ndër tre profesorët që i janë bashkuar edhe UP-së në mbledhjen e Senatit të muajit mars 2026, sipas Rregullores për transferim, programin Brain Gain dhe rastet e nevojës së jashtëzakonshme për rekrutimin e personelit akademik.

Më herët me UP-në janë lidhur edhe profesori i Dublin City University, Gëzim Visoka, mjeku dhe profesori i Ohio State University, Dukagjin Blakaj, farmacisti dhe profesori në King’s College London, Driton Vllasaliu, profesori i Universitetit Virginia Tech, Besnik Pula dhe profesoresha nga Universiteti Monash i Australisë, prof. Zanfina Ademi-Delaney.

Ardhja e këtij profesori dhe profesorëve tjerë nga diaspora akademike do ta fuqizojë mësimdhënien, kërkimin shkencor, ndërkombëtarizimin dhe zgjerimin e pranisë së Universitetit të Prishtinës kudo nëpër botë.

648220262 1266395135583102 5336605913226645750 n