Profesori i UP-së me një postim të tmerrshëm me gjuhë të rëndë

- Advertisement -

Profesori i Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Fadil Maloku, e ka bërë mëngjesin e sotëm një shkrim të tmerrshëm në profilin e tij në Facebook, i cili nxit të pyesim se si ka arritur ai të marrë pozitën që mban në UP.

- paragrafi 1 -

Me një mal gabimesh drejtshkrimore në pak fjali, profesori Maloku orvatet të tregojë nga një aspekt tjetër se si Edi Rama ka tradhtuar Republikën e Kosovës dhe interesat e kombit shqiptar.

- Advertisement -

Përveç gabimeve drejtshkrimore, shkrimi përmban edhe huqje spektakolare logjike.

Maloku ankohet që në Shqipëri, në një kanal që ky nuk e specifikon, nuk jepet moti edhe për Kosovë. Dhe për një gjë të tillë, i lë fajin kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ai nuk lodhet të ofrojë ndonjë provë për të treguar arsyet kanali pa emër është i drejtuar nga z. Edi Rama, si përzihet Edi Rama edhe në mënyrën se si jepet moti në këtë kanal, e as të arsyetojë etiketat që i ngjet atij si “oligark” etj, shkruan persikopi.

- Advertisement -

Komisioni disiplinor i Universitetit të Prishtinës? A e keni ndërmend të zgjoheni nga gjumi?