Profesori i njohur i Universitetit Virginia Tech, Besnik Pula asociohet me UP-në

- Advertisement5 -

Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e 27 janarit 2026 njëzëri vendosi asociimin (adjunct) me UP-në të profesorit të Universitetit Virginia Tech, Besnik Pula.

- paragrafi 1 -

Besnik Pula është profesor i asociuar dhe drejtues i programit ndërkombëtar të studimeve në Departamentin e Shkencës Politike të Kolegjit të Arteve Liberale dhe Shkencave Humane në Universitetin Virginia Tech (Associate Professor of Political Science and Director of the International Studies Program, Department of Political Science, College of Liberal Arts and Human Sciences, University Virginia Tech).

- Advertisement -

Profesori Pula studimet themelore për shkencë politike i kreu në Hunter College të City University të New York-ut, magjistroi në fushën e studimeve të Evropës Lindore, Rusisë dhe Euro-Azisë në Universitetin Georgetown të Washington-it dhe doktoroi për sociologji në Universitetin e Michigan-it.

Profesori Pula është profesor vizitor në Universitetin e Vjenës, autor i dy librave, shkrues i dhjetëra kapitujve të librave tjerë, recensent, fitues i disa çmimeve për punë shkencore dhe ka shumë punime e hulumtime të publikuara në revista prestigjioze botërore.

Profesori Pula është profesori i katërt që asociohet (adjunct) me UP-në në bazë të iniciativës për „kthimin dhe qarkullimin e trurit”, sipas Rregullores për transferim, programin ‘Brain Gain’ dhe rastet e nevojës së jashtëzakonshme të rekrutimit të personelit akademik, të miratuar më 30 prill 2025 nga Senati i UP-së.

- Advertisement -

Me Universitetin e Prishtinës deri më tani janë asociuar edhe profesori i Dublin City University, Gëzim Visoka, mjeku dhe profesori i Ohio State University, Dukagjin Blakaj dhe farmacisti dhe profesori i King’s College London, Driton Vllasaliu.

Ardhja e profesorëve të tillë dhe bashkëpunimet dhe puna e tyre në UP, do ta ndihmojë universitetin numër një të vendit e përtej për të qenë një institucion i arsimit të lartë i kohës në të cilën po jetojmë.

bp