E hënë, 24 Shkurt, 2025

Profesori i Medresesë – mbulon komplet fytyrat e nxënëseve që ishte kujdestar i tyre

- Advertisement1-

Profesori i medresës në Gjilan, Muhamed Dërmaku ka shokuar me veprimin e tij. Ai ka treguar se ka përcjellur gjeneratën e katër të paraleles ku janë veç vajza.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thurur lavde për maturantet në fjalë. Por për çudi kur ka publikuar fotografinë e tyre, ka marrë mundin që t’ua mbulojë fytyrën e secilës prej tyre.

- Advertisement -

“Ato paskan thurur fjalë të mira për mua, por realiteti është se ato ishin të mirat e shkollës. Ishte një klasë tejet e kompletuar në mësim, sjellje, fetari, edukatë e respekt. Mjafton të kuptohet, që e tërë klasa shënuan vetëm 60 mungesa gjatë tërë vitit shkollor 2023/24. Tri nxënëse në klasë, për tri vjet shkollim, nuk u shënuan asnjëherë në mungesa”, ka shkruar ai në Facebook.

“Jam krenar që isha kujdestari i tyre, që patën durimin të më durojnë si prindin e tyre. Allahu i ruajtë nga çdo e ligë dhe ua dhëntë të mbarën në jetë”

“Paçin suksese të shumta në jetë dhe qofshin ruajtëset më të dinjitetshme të familjes dhe vlerave fetare e njerëzore”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...