Profesori i Kings’s College London, Driton Vllasaliu do të jetë pjesë e personelit akademik të UP-së

- Advertisement -

Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e njëzet e dytë të mbajtur më njëzet nëntor dy mijë e njëzet e pesë miratoi asociimin e mjekut farmacist dhe profesorit të King’s College London, profesor Driton Vllasaliut me Universitetin e Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Ky asociim u bë me propozim të rektorit profesor Arben Hajrullahu dhe në pajtim me Rregulloren për transferim, programin Brain Gain dhe rastet e nevojës së jashtëzakonshme të rekrutimit të personelit akademik të miratuar më tridhjetë prill dy mijë e njëzet e pesë.

- Advertisement -

Profesori dhe mjeku me karrierë ndërkombëtare do të angazhohet me orar të pjesshëm në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Ai ka përfunduar studimet master dhe doktoratën në fushën e farmacisë në Universitetin e Notingemit në Britani dhe ka fituar edhe certifikatën pasdiplomike të edukimit në Universitetin Linkoln të Pensilvanisë.

Profesori Vllasaliu ka botuar shumë punime shkencore në revista prestigjioze ndërkombëtare, ndërsa fokusi i tij profesional është kërkimi i mënyrave për përthithje më të mirë të barnave pa injeksione.

Vllasaliu është profesori i tretë që i bashkohet UP-së që nga hyrja në fuqi e Rregullores për transferim dhe programit Brain Gain.

- Advertisement -

Në tetor dy mijë e njëzet e pesë u transferua mjeku dhe profesori i Universitetit Shtetëror të Ohajos, profesor Dukagjin Blakaj, ndërsa në shtator u bashkua studiuesi i Universitetit të Qytetit të Dublinit dhe bashkëpunëtori kërkimor i Universitetit të Oksfordit, profesor Gëzim Visoka. Kontributi i këtyre profesionistëve në ligjërata, kërkime dhe bashkëpunime shkencore pritet ta forcojë cilësinë akademike të Universitetit të Prishtinës.

585912976 1187276753494941 5099147138915542330 n