Profesori i Gjuhës Shqipe ua thur një poezi nxënësve që s’po u shkohet në shkollë

- Advertisement -

Dje pothuajse në gjithë Kosovën u mbajt një marsh protestues nga nxënës të shkollave të mesme, me moton ‘s’po shkohet n’shkollë’, teksa kërkonin nivel më të lartë të arsimit.

- paragrafi 1 -

E lidhur me këtë marsh, profesori i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe nga Podujeva, Avdullah Hoti, ka thurur një poezi.

- Advertisement -

Kjo është poezia nga Avdullah Blakçori;

S’PO SHKOHET NË SHKOLLË

S’po shkohet në shkollë
Me këtë parullë janë dalë
Veç nxënës ju thënçin
Këtyre t’rinjve t’përdalë

- Advertisement -

Shumë breza para lufte
Me ideal kombëtar
Për liri t’Kosovës
Ishin n’vijë të parë

Me kërbaç janë rrahur
Nga shkolla janë përzënë
Janë helmuar e burgosur
Por mësimin s’e kanë lënë

Për dije kanë qenë t’etur
N’demonstrata kanë pri
Ishin Yje drite
Atdheu i kish krenari

Çfarë do tash ky brez
Që paturpësisht del në shesh
As vetë nuk e din pse-në
I ka dalë tambli mbi përshesh

Mblidhni mendtë o nxënës
Se kushte keni për cilësi
Duhet t’i rrokni mësimet
Nëse doni dituri

A shkohet në shkollë
Është pyetje e pa vend
Kthehuni tek libri
O nxënës mblidhni mend

Nga shoqëria jonë
U keqkuptua demokracia
Aty ku s’respektohet ligji
Lulëzon anarkia…!