Mentor Bajraktari, profesor i gjuhës shqipe në shkollën fillore të mesme të ultë “Fehmi dhe Islam Kastrati” Kishnarekë të Drenasit ka bërë me dije se kjo shkollë është vëllazëruar me shkollën fillore të mesme të ulët “Gjergj Kastrioti” në Llazicë të Malishevës.
Ai ka treguar për bashkëpunimin që kanë të dyja shkollat në projekte të ndryshme.
“Me nxënësit tonë kemi shkëmbyer përvojat më të përshtatshme, ku duke hedhur ide hartojmë projekte të suksesshme dhe i zbatojmë më përpikëri njëra më tjetrën. Pos vizitave të punës të njëri – tjetri me aktivitetet letrare e artistike, traditë janë bërë vizitat reciproke për festat kombëtare, kulturore si dhe ditës së shkollës. Nxënësit më edukatën dhe inteligjencën e tyre dinë se si të fitojnë respekt, duke krijuar një mjedis pozitiv me njëri – tjetrin në të dy shkollat”.
*Është shkrim më i hershëm i publikuar nga mësuesi, por për shkak të rëndësisë e publikuam tani