Profesori i gjuhës gjermane, Xhevat Haskaj – njeri i dijes, disiplinës dhe përkushtimit

- Advertisement -

Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan ka fatin të ketë në mesin e tij mësimdhënës me tipare të larta njerëzore dhe përkushtim të rrallë profesional. Një prej tyre është profesori i gjuhës gjermane, Xhevat Haskaj – njeri i dijes, disiplinës dhe përkushtimit, që me përpikmëri gjermane ndihmon nxënësit të hapin dritaret e komunikimit me Evropën dhe botën, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Një Shembull i Përkushtimit dhe Profesionalizmit – Profesori Xhevat Haskaj

Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan ka fatin të ketë në mesin e tij mësimdhënës me tipare të larta njerëzore dhe përkushtim të rrallë profesional. Një prej tyre është profesori i gjuhës gjermane, Xhevat Haskaj – njeri i dijes, disiplinës dhe përkushtimit, që me përpikmëri gjermane ndihmon nxënësit të hapin dritaret e komunikimit me Evropën dhe botën.

Përveç që mëson gjuhën gjermane me standarde të larta, profesori Haskaj ka kontribuar në lidhjen e gjimnazit me shkolla partnere jashtë vendit. Falë angazhimit të tij, shkolla jonë është binjakëzuar me gjimnazin e Bernit në Zvicër, ku nxënësit tanë shkëmbejnë përvoja kulturore, sociale dhe shkencore me bashkëmoshatarët e tyre nga Evropa.

- Advertisement -

Vendlindja: Irzniq, Deçan 14.11.1973

• Shkollimin fillor e ka përfunduar në vendlindje, në periudhën 1980–1988.

• Mësimet e mesme i ka ndjekur në QAMO “Vëllezërit Frashëri” me paralele në Irzniq (1988–1992).

• Për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak të detyruar në ish-Jugosllavi, migroi në Gjermani.

• Studimet e larta i ka ndjekur në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filologjik, Dega: Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, ku është regjistruar në vitin akademik 2000/01 dhe ka diplomuar më 18.02.2005.

• Nga shtatori i vitit 2005 e deri më sot, është mësimdhënës i gjuhës gjermane në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.