Profesori i gjimnazit “Sami Frashëri”, Ibush Llapashtica po e konsideron fillimin e vitit të ri shkallor si ditë të veçantë.
Ai i tha E se mësimi i filluar një muaj me vonesë është humbje e madhe.
Llapashtica shprehet i bindur se me ndihmën e nxënësve do të mundohen ta kompensojnë boshllëkun.
“Sot ka filluar dita e parë, jo e tetorit, por e shtatorit. Besoj që kjo ditë ka qenë ditë e veçantë për nxënësit dhe për ne, sepse kemi humbur shumë dhe për ne me më rendësi ka qenë me 1 shtator të filloj jo me 3 tetor”, tha për EO.
“Këtë kohë të kaluar besoj që do ta kompensojmë atë mungesë të asaj kohe e cila në një farë forme zor do të kompensohet, por me ndihmën e nxënësve do të arrijmë ta kompensojmë këtë boshllëk që ka mbetur”, tha Llapashtica.