E hënë, 24 Shkurt, 2025

Profesori i Fizikës vë jetën e tij në rrezik që ta demonstroj një eksperiment

- Advertisement1-

Një video e publikuar më herët në rrjetet sociale tregon se si një mësues i Fizikës vë jetën e tij në rrezik që të ta demonstroj një eksperiment.

Në ligjeratën e tij para studentëve ai ka deklaruar se “unë jam përkrahës i fortë i idesë së ruajtjes së energjisë mekanike, sa që jam në gjendje të vë jetën time në rrezik”.

- Advertisement -

 

Ligjërata e profesorit:

“Unë jam përkrahës i fortë i idesë së ruajtjes së energjisë mekanike, sa që jam në gjendje të vë jetën time në rrezik. Nëse unë e lëshoj topin nga një lartësi e caktuar atëherë ai top asnjëherë nuk do të kthehet në atë pikë ku lartësia është më e madhe.
Nëse e liroj nga kjo lartësi trupi do të lëkundet, do të arrij këtu që nuk do të jetë më lartë”.

“Kjo është shndërrimi i energjisë potenciale të gravitetit në energji kinetike, do të kthehet përsëri në energji potenciale të gravitetit dhe do të ndalet këtu. Do të lëkundet përsëri dhe nuk do të mund të shkoj më lartë duke siguruar se unë nuk i jap asnjë shpejtësi fillestare trupit, nga ku qëndroj. Unë i besoj ruajtjes së energjisë mekanike 100%”.

“Ndoshta nuk mund ti besoj vetvetes . Do të lëshoj këtë trup dhe shpresoj të jem në gjendje ta bëj me zero shpejtësi ashtu që kur të kthehet ka mundësi të prek mjekrën time, ose nuk do ta shtyp fare. Dëshiroj që të qëndroni skajshmërisht të qetë për shkak se nuk është një mahi”.

“Nëse nuk kam sukses ti jap shpejtësi zero, atëherë kjo do të jetë ligjërata ime e fundit. Do ti mbyllë sytë ngaqë nuk dua ta shoh këtë, kështu që ju lutem qëndroni qetë. Nuk ka më, skam fjetur tërë natën. 3,2,1,0… Fizika punon e unë ende jam gjallë!!!”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...