E enjte, 10 Tetor, 2024

Profesori i astronomisë propozon që ora verore të jetë e përhershme në Kosovë

- Advertisement1-

Profesori i astronomisë, Milaim Rushiti, deklaroi se për Kosovën, ora verore do të ishte me e shfrytëzueshme në aspektin e energjisë diellore. Ai deklaroi në emisionin SOT në KTV, të hënën se ndërrimi i orës e ka zanafillën me qëllim të shfrytëzimit të kësaj energjisë.

“Kjo është e duhura sikur të ishte e përdorshme për ne. Shtetet perëndimore kanë profit nga ndërrimi i orës, ndërsa ne e humbim një orë diellore. Në Evropë është në diskutim mosndërrimi i orës dhe të vendosë secili shtet veç e veç. Kosova duhet të qëndrojë me orë verore, maksimumi që mund të lindë dielli është ora 8:03 gjatë dimrit”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Sipas profesorit, më mirë do të ishte shfrytëzimi i diellit në mëngjes ngritur, sesa në gjumë.

Psikologia Ibelinda Halili u shpreh se lëvizja për një orë para ose prapa, nuk jep shumë efekte te njeriu, por që sipas saj, ndërrimi mund të ndikojë në ciklin e gjumit dhe të të ngrënit.

“Nëse është nga 1-2 orë ndryshim nuk është problem, por adaptimi mund të shkaktojë vështirësi apo barriera derisa të fillojë ndryshimi. Problemi mbipolar dhe obeziteti janë ndër problemet që shkakton ndërrimi sikardian i ritmit biologjik”, u shpreh ajo.

Halili deklaroi se nuk është problematik ndërrimi i orës për personat që kanë organizuar planin ditore, por që sipas saj, zgjimi herët në mëngjes do të nënkuptonte më shumë mundësi për aktivitet fizik.

“Një kohë e caktuar për veten është e rëndësishme edhe për parandalimin e problematikave në shëndetin mendor. Është e rëndësishme edhe marrja e ushqimit në kohë të njëjtë. Kualiteti i gjumit varet nga aktiviteti përgjatë ditës. Nuk mund të them se kjo është e mirë, apo jo e mirë. E përbashkët e jona është që të kujdesemi për veten, që t’i parandalojmë problemet e shëndetit”, tha ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop

S’ka lidhje sa të dobët jeni në matematikë, këto truqe do t’ju bëjnë më të mirin në këtë lëndë

Shumëzimi me 11 Pavarësisht se sa i gjatë është numri, atë shumë lehtë mund ta...

Fjala me tre shkronja që ka 645 kuptime

Ka fjalë komplekse, fjalë me kuptim të ndërlikuar dhe fjalë që thjesht tregojnë qartë...

Detyrë logjike: Këtu nuk mungon numri 6, gjejeni se çfarë

Për të zgjidhur këtë detyrë logjike nuk janë të nevojshme njohuritë në matematikë. Gjithsesi, është...