Profesori, Gzim Ibishi, vijon studimet e post doktoratës në Universitetin Bülent Ecevit

- Advertisement -

Profesori i Fakultetit të Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof. ass. dr. Gzim Ibishi, ka filluar studimet e post- doktoratës në Universitetin Bülent Ecevit, në Zonguldak të Turqisë.

- paragrafi 1 -

Profesori Ibishi, i cili ligjëron në Departamentin e Xehetarisë, ka zgjedhur një fushë specifike të “Projektimit dhe Shfrytëzimit Nëntokësor”.

- Advertisement -

Ai hulumtimin do ta realizojë në kuadër të projektit “Underground rock excavation support design for static and dynamic loading conditions in different rock masses” nën udhëheqejn e Profesorit Melih Geniş, ekspert i njohur në lëmin e Gjeomekanikës së aplikuar dhe hapësirave nëntokësore.

Brenda projektit të Post- doktoratës, do të realizohen punë në terren, punë laboratorike dhe aplikimi i softuerëve me të avacuar të fushës përkatëse për modelim dhe simulim.

Studimet janë të financuara nga Turkiye Burslari Program, ky program është i krijuar për të inkurajuar studiuesit dhe akademikët ndërkombëtarë që të bashkëpunojnë me akademikët turq në universitetet më prestigjioze të Turqisë.

- Advertisement -

Gjithashtu, edhe Universiteti “Isa Boletini” Mitrovice, e ka mbeshtetur profesorin Ibishi per periudhen pesëmujore të qëndrimit të tij në Turqi.