Profesori Enver Hasani: Ndalja e pagave për grevistët kundër standardeve evropiane

- Advertisement -

Profesori universitar, Enver Hasani gjithashtu ka folur edhe për ndaljen e pagës për grevistët pas grevës në arsim për të cilën ka thënë se është e ndaluar me standarde ndërkombëtare.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, të gjithë grevistët mund t’i ndjekin rrugët ligjore pas ndaljes së pagave dhe do të fitojnë në gjykatë.

- Advertisement -

Aktualisht, sektori i arsimit dhe një pjesë e shërbyesve civilë janë në grevë derisa Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do t’ua ndalë pagat grevistëve me arsyetimin se kështu parashihet me ligj.

Megjithëkëtë, Hasani ka thënë se kryerja e detyrave minimale duhet të caktohet nga një organ i tretë dhe nuk mund të vlerësohet në mënyre ligjore dhe si e tillë është e kundërligjshme.