Profesori Dugolli reagon pas aksionit të Rron Gjinovcit: Ai është student i dështuar, iu deshëm 10 vjet t’i kryente studimet

- Advertisement -

Rron Gjinovci u arrestua sot pas një performance në të cilën pengoi për disa minuta ligjëratën e Bujar Dugollit të cilin Komisioni i Etikës së Universitetit të Prishtinës e ka konsideruar “plagjiator”.

- paragrafi 1 -

Dugolli është shprehur pak më herët në një emision të televizionit T7.

- Advertisement -

“Këto janë përpjekje të tij personale për ta ndalur ndikimin që ai beson që e kam unë… për t’i ndalur qëllimet e tij në universitet,” – thotë Dugolli.

Ai ka akuzuar organizatën që drejtohet nga Rron Gjinovci se po provon të shtrijë ndikim në Universitetin e Prishtinës.

Më tej, Dugolli është lëshuar edhe në cilësime personale ndaj z. Gjinovci, të cilin e quan “student të dështuar” që iu deshën “10 vjet për t’i kryer studimet themelore në Universitetin e Prishtinës”.

- Advertisement -

Dugolli më parë ishte edhe dekan i Fakultetit Filozofik.