Profesori Blerim Rexha alarmon për buxhetin e UP-së: Rriten kërkesat, bie financimi

- Advertisement -

Profesori universitar Blerim Rexha ka ngritur shqetësim lidhur me rënien e buxhetit të Universitetit të Prishtinës, duke theksuar se, ndonëse kërkesat për performancë akademike janë shtuar, mbështetja financiare për universitetin ka mbetur pothuajse e pandryshuar prej dy dekadash, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi në Facebook paralajmëron se ky trend mund të ketë pasoja serioze për zhvillimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Kosovë.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Rënia e buxhetit të Universitetit të Prishtinës

Këto ditë Universiteti i Prishtinës ka filluar mbledhjen e kërkesave buxhetore nga fakultetet, e këto të fundit nga departamentet – aty ku fillon i gjithë planifikimi. Një praktikë e mirë, e etabluar që moti në UP.

- Advertisement -

Prej gati dy dekadash buxheti i UP-së sillet rreth 32 milionë euro (plus/minus ndonjë milion). Por, përderisa para 20 viteve buxheti i Kosovës ishte afër 800 milionë, UP konsumonte 3,17% të buxhetit të Kosovës, ndërsa vitet e fundit, kur buxheti i Kosovës ka arritur vlerën 3500 – 4000 milionë euro, UP përfiton nga buxheti vetëm 0,9%, me tendencë rënieje të mëtejshme!

Përderisa viteve të fundit kemi pasur rritje të kërkesave për performancë më të mirë ndaj UP-së: për më shumë publikime shkencore, për më shumë konferenca dhe për më shumë aktivitete shkencore dhe profesionale – të gjitha me të drejtë, por nëse kjo nuk përcillet edhe me rritje të buxhetit, rezultati dihet që tani, për të gjithë. Në fakt, me këtë trend, rezultati dihet edhe për vitet e ardhshme!