Profesori Besim Gollopeni po qëndron për studime pasdoktorale në Universitetin Karl Franzens të Gracit

- Advertisement -

Profesori Besim Gollopeni, nga Fakulteti i Edukimit dhe njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, me ftesë të Universitetit Karl Franzens në Grac, Austri, tash dhjetë ditë ka filluar studimet pasdoktorale me temën: “Ambivalenca prindërore ndaj migrimit të të miturve të pashoqëruar nga Kosova …”.

- paragrafi 1 -

Ky është qëndrimi i dytë i profesorit Gollopeni në këtë universitet prestigjioz, pasi edhe në vitin 2018 kishte realizuar atje studime pasdoktorale. Këtë herë, gjatë dy muajve që do të qëndrojë në Grac, përveç studimit që po zhvillon në bashkëpunim me profesor M. Hadller, profesori Gollopeni do të mbajë edhe një cikël ligjëratash për studentët e këtij institucioni.

- Advertisement -

Ky aktivitet është bërë i mundur me ftesë të Universitetit Karl Franzens në Grac, si dhe është mbështetur nga programi SHER.