E hënë, 24 Shkurt, 2025

Profesori bëhet viral, kujdeset për fëmijën e studentes gjatë orës së mësimit

- Advertisement1-

Një profesor në Pensilvani është bërë viral në rrjete sociale për një gjest të veçantë që bëri ndaj një studenteje. Aqeel Dix, profesor i shkencave shëndetësore në Universitetin Lincoln, shfaqej duke mbajtur në krahë fëmijën e studentes teksa jepte mësim.

Megjithëse videoja është bërë në janar 2020, pikërisht përpara se shumë universitete në të gjithë vendin të mbylleshin për shkak të pandemisë, videoja është rikthyer sërish në vëmendje dhe ka bërë jehonë pasi shumë njerëz kanë vlerësuar veprimin e tij.

- Advertisement -

Dix tha për Yahoo Life se e mbajti fëmijën përballë nënës së tij, gjë që dukej se e qetësoi atë ndërsa lëvizte para klasës. Profesori pranoi se nuk ia kishte idenë se po filmohej gjatë këtij leksioni. Ai shton se është “çmenduri” që videoja është bërë kaq virale.

 

Ai shpreson që kjo video të ndërgjegjësojë rëndësinë për mësuesit. “Unë nuk bëj gjëra për pushtet apo për vlerësime. Ky jam unë. Por ajo që shpresoj që njerëzit që e panë këtë video të kuptojnë është se mësuesit kanë më shumë se një rol.

Dhe dua që njerëzit të kuptojnë se mësimdhënia është një nga profesionet më pak të respektuara, por ne jemi më të rëndësishmit. Nëse nuk ka mësues, nuk do të keni as mjek, as infermier, as avokat”, është shprehur profesori. /abcnews.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...