E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Profesori Armond Daci publikon në revistën prestigjioze ‘Microcirculation’, botuar nga Wiley Online Library

- Advertisement1-

Armond Daci, profesor i asociuar në Fakultetin e Mjekësisë, ka shënuar sukses të rëndësishëm shkencor, duke publikuar së fundi në revistën prestigjioze ‘Microcirculation’, botuar nga Wiley Online Library dhe e indeksuar në Web of Science dhe Scopus (Revista zyrtare e Shoqatës së Mikroqarkullimit).

Kjo punë shkencore eksperimentale është realizuar gjatë qëndrimit të profesorit Daci në Michigan State University (MSU) përmes bursës së Fulbright-it (Post Doctoral Research Fellow). Procesi i shkrimit akademik deri te publikimi final është realizuar në kuadër të punës akademike shkencore në UP.

- Advertisement -

Armondi dhe kolegët në MSU, Departamenti i Farmakologjisë dhe Toksikologjisë, kanë zbuluar se Serotonina (5-HT) shkakton hipotension dhe një rënie të rezistencës totale periferike për shkak të zgjerimit të arterioleve të vogla në muskujt skeletorë përmes receptorëve 5-HT7.

Tani teknika e mikroqarkullimit është pjesë e laboratorit të profesor Dacit edhe në Kosovë.

Ky është punimi i kategorisë ‘hulumtim origjinal’, i botuar në revistë me impakt faktor, që mban afilimin e UP-së.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...