Profesori Arben Fetoshi: Testimi i mësuesve, tendencioz e përçmues për njerëzit e dijes!

- Advertisement -

Profesori universitar, Arben Fetoshi, përmes një postimi në Facebook ka shprehur kundërshtimin e tij për testimin e mësuesve dhe këtë e konsideron shumë tendencioz e përçmues.

- paragrafi 1 -

Postimi i plotë i tij:

- Advertisement -

TEST PËR MËSUESIT?

Nuk ka asgjë më përçmuese se t’u thuash njerëzve të dijes (mësimdhënësve) duhet t’ju testojmë.

Kjo qasje ndaj arsimit, që i bjen si me i thënë futbollistëve të Kosovës duhet me hy n’test masi e humbët kualifikimin, ka qenë dhe mbetet tendencioze.

- Advertisement -

Në vend të këtij presioni, pse MASHT-i nuk i rrit kapacitetet inspektuese (duke trajnuar mësimdhënës të mbetur pa orë) dhe ta përforcojë mbikëqyrjen e performancës.

Përmes një mekanizmi të tillë, ndëshkimi i secilit që abuzon me detyrën do të ishte i drejtë (SBASHK s’do të mund t’i mbronte) dhe do të prodhonte rritje të cilësisë.

#mësuesitkosovarë