Në Lubjanë, dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, Prof. Dr. Festim Kutllovci, së bashku me profesorin Dr. Izet Zeqiri dhe Dr. Bastri Zeka, realizuan një vizitë në kuadër të mobilitetit të radhës ndërmjet Universitetit të Ljubljanës dhe Universitetit të Mitrovicës – Fakulteti i Gjeoshkencave (UMIB-FGJ).
Ky mobilitet është pjesë e projektit Erasmus+, dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave akademike, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe zgjerimin e mundësive për zhvillimin e projekteve të përbashkëta.
Kjo iniciativë ka si qëllim përmirësimin e nivelit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe thellimin e marrëdhënieve mes institucioneve arsimore, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së edukimit dhe kërkimit shkencor në fushën e gjeoshkencave.