Profesorët e gjimnazit ‘Vëllezërit Frashëri” në Deçan votojnë 100% për vazhdimin e grevës

- Advertisement -

Përderisa është duke u zhvilluar votimi i shkollave pro dhe kundër mbajtjes së grevës, shumica e shkollave janë duke votuar pro vazhdimit të grevës.

- paragrafi 1 -

Edhe gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan 100% ka votuar për vazhdimin e grevës.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar një profesor i këtij gjimnazi për Albanian Kids Education.

“Sot kemi mbajtur mbledhje dhe 100% e profesorëve kanë votuar për vazhdimin e grevës. Gjimnazi ynë do ta vazhdojë grevën”, ka deklaruar ai në kushte anonimiteti.

SBASHK ka bërë të ditur që në fundjavë do të dalë me rezultatet e shkollave nëse janë për vazhdimin e grevës apo pezullimin deri në janar. /Albanian Kids Education/