E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Profesorët e gazetarisë publikojnë hulumtimin mbi ndikimin e mediave sociale tek nxënësit në Kosovë

- Advertisement1-

Dy profesorë të Departamentit të Gazetarisë, Arben Fetoshi dhe Faton Ismajli, kanë prezantuar sot gjetjet e hulumtimit me titull: “Ndikimi i medieve sociale te nxënësit në Kosovë – Një studim nga perspektiva e mësimdhënësve”.

Në aktivitetin e organizuar në Fakultetin e Filologjisë me rastin e fillimit të Javës Globale për Edukimin mbi Median dhe Informacionin, morën pjesë studentë, profesorë dhe udhëheqës të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

- Advertisement -

Gjetjet e prezantuara janë rezultat i hulumtimit me 651 nxënës dhe 131 mësimdhënës të klasave të pesta, të shpërndarë në shtatë rajonet e Kosovës, i cili është realizuar me mbështetjen e SBASHK-ut.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë, Muhamet Jahiri e vlerësoi edukimin medial si urgjencë kombëtare, për shkak çrregullimit informativ me përmasa shqetësuese.

Edhe Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që, bazuar në gjetjet e hulumtimit të prezantuar nga Departamenti i Gazetarisë, ta përfshijë edukimin medial si lëndë obligative në sistemin fillor në Kosovë.

Disa nga gjetjet kryesore në hulumtimin e Fetoshit dhe Ismajlit janë:

– Ndikimi i medieve sociale te nxënësit reflekton nivelin e ‘ndërmjetësimit’ në shtëpi dhe ‘ndërmjetësimit’ në shkollë. Mësimdhënësit që diskutojnë “çdo ditë” me nxënësit për mediet dhe përdorimin e tyre (29.8%) janë afërsisht sa mësimdhënësit që vlerësojnë se ndikimi i tyre është pozitiv (26.6%), derisa ata që diskutojnë “një herë në javë” (47.3%) dhe “një herë në muaj” (22.9%), janë po ashtu në numër të njëjtë me ata që thonë se mediet kanë ndikim negativ (62.2%).

– Gati gjysma e nxënësve në Kosovë (40.1%) qëndrojnë online mbi 3 orë gjatë ditës, derisa 24.1% e tyre s’kanë asnjë kufizim nga prindërit;

- Advertisement -rrrrrrr

– Nxënësit janë më të shpërqendruar (65.6%), më pak të disiplinuar (57.3%) dhe më pak të lexueshëm (46.6%);

– Sipas shumicës së mësimdhënësve (60.3%), shqetësimi më i madh i prindërve është përqendrimi i fëmijëve në mësimnxënie. Numri i prindërve që nuk e shprehin këtë shqetësim (39.7%), reflekton përafërsisht numrin e nxënësve që nuk qëndrojnë online mbi një orë në ditë (32.4%) dhe të atyre që diskutojnë “çdo ditë” me prindërit për mediet dhe mënyrën e përdorimit të tyre (35.3%);

– Dallimi i madh në mjedisin digjital që ofrojnë shtëpia (me 98.6% qasje në internet) dhe shkolla (me 66.6%, por kryesisht për zyrat e personelit), si dhe numri i nxënësve që kërkojnë më shumë njohuri për mediet dhe përdorimin e tyre (75.7%), e konfirmon nevojën imediate për edukimin medial në sistemin arsimor të Kosovës. Me këtë rast, autorët kanë dhënë disa rekomandime për prindërit, mësimdhënësit dhe institucionet përgjegjëse:

• Në mjedisin e shtëpisë, prindërit duhet të ofrojnë një qasje të balancuar të ndërmjetësimit dhe të inkurajojnë përdorim edukativ të teknologjisë digjitale nga nxënësit.

• Në mjedisin shkollor, nxënësit duhet të përfitojnë nga mediat përmes bashkëpunimit me mësimdhënësit, duke u fokusuar në aplikime që nxisin mendimin kritik dhe përmirësojnë aftësitë digjitale.

• Mbikëqyrje, kufizime dhe kontroll të koordinuar mbi llojin, përmbajtjen dhe kohën e përdorimit të mediave, si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes mësimdhënësve dhe prindërve.

• Trajnime për mësimdhënësit, për të rritur aftësitë dhe kompetencën në edukimin për mediat dhe përballjen me sfidat e mjedisit digjital.

• Një politikë arsimore që përfshin: -Edukim medial të përshtatur, si pjesë integrale e kurrikulës që nga klasa e parë, për të rritur ndërgjegjësimin e hershëm të nxënësve dhe për të forcuar përfshirjen e prindërve në bashkëpunimin me shkollën.

Para këtij aktiviteti, udhëheqësit e SBASHK-ut zhvilluan një takim me profesorët e Departamentit të Gazetarisë, duke premtuar vazhdim të bashkëpunimit, me fokus në fushën e edukimit për median dhe informacionin.

Java Globale për Edukimin mbi Median dhe Informacionin është nismë kjo e organizuar nga #UNESCO që nga viti 2012, e cila ka për qellim promovimin e ndërgjegjësimit për rëndësinë e edukimit medial në shoqërinë moderne. #gazetariaUP 👩‍🎓👨‍🎓

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...