E premte, 10 Janar, 2025

Profesorët: Chat GPT po “keqpërdoret” nga studentët për kopjim

- Advertisement1-

Që nga lansimi i tij është bërë pjesë e punës akademike të studentëve.

Mirëpo, krahas përfitmeve të Chat GPT, po numërohen edhe anët negative të inteligjencës arificiale.

- Advertisement -

Meqë, ky aplikacion, sipas profesorit universitar, Dren Gërguri, po shfyrtëzohet edhe për kopjim.

“Zhvillimi i intelegjencës artificiale dhe i teknologjisë, sikurse është chat GPT bën që ne të mos lejojmë përdorimin e paisjeve të tilla në provime përderisa ato nuk janë në modelin e provimeve me libra të hapur. 01.50/02.00 Negative është nëse ne e keqpërdorim chat GPT, bëjmë pandershmëri akademike dhe e cenojmë integritetin akademik sepse e paraqesim që është e jona ajo që nuk është”, tha Dren Gërguri, profesor universitar.

Tutje, Gërguri tregon mënyrat se si këto keqpërdorime mund të detektohen.

“Chat GPT është një plus që ndihmon në këto tentativat e kopjimit dhe pandershmëri akademike. Fatmirësisht krahas zhvillimit të chat GPT, kompanitë e ndryshme duke përfshirë OPEN AI, po punojnë edhe në mjete të cilat e detektojnë përmbajten e gjeneruar nga intelegjenca artificiale dhe ne mund ta përdorim këtë mjet, që tashmë janë të ndryshëm dhe atom und të tregojnë cila është shkalla e përqindjes që është përdorur në përmbajtje nga intelegjenca artificiale”, shtoi Gërguri.

Keqpërdorimet e Chat GPT i rendit edhe investitori i teknologjisë informative në Kosovë, Ermal Sadiku.

“ChatGPT u lejon kompjuterëve të kuptojnë dhe t’i përgjigjen gjuhës së folur. Ky model gjuhe kompjuterike është në gjendje të krijojë biseda “njerëzore” me një robot, t’u përgjigjet pyetjeve, të ndihmojë në shkrimin e një teksti, email-i apo edhe të kodojë”, tha Sadiku, investitor i Teknologjisë Informative në Kosovë. /Tëvë1/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren shkëlqejnë në garat e robotikës

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren kanë shkëlqyer në garat e robotikës, shkruan...

Pensionohet arsimtari Sheref Tocilla nga Prizreni

Është pensionuar arsimtari Sheref Tocilla nga Prizreni, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës "Emin Duraku" në...

Pensionohet mësuesi Haxhi Laha nga Deçani

Është pensionuar mësuesi Haxhi Laha nga Deçani pas 43 vitesh pune në arsim, shkruan...

Rita Selimi nga Kosova doktoron në Universitetin e Amsterdamit

Rita Selimi, staf i Departamentit të Punës Sociale ka mbrojtur sot doktoraturën me titull...