Profesorët Besim Gollopeni dhe Eliza Avdiu, fitojnë bursën prestigjioze për studime postdoktorale në Austri

- Advertisement -

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, ka njoftuar se profesorët Besim Gollopeni dhe Eliza Avdiu, kanë fituar bursën prestigjioze për studime postdoktorale në Austri, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Prof.asoc.dr. Besim Gollopeni dhe prof.asoc.dr. Eliza Avdiu, pedagogë në Fakultetin e Edukimit, janë përzgjedhur fitues të bursës SHER (Scientific Exchange Research Grant), e cila ofrohet nga OeAD – Agjencia Austriake për Arsimin dhe Mobilitetin Ndërkombëtar. Prof. Gollopeni do të qëndrojë për dy muaj në Universitetin e Grazit, ndërsa prof. Avdiu për një muaj në Universitetin e Salzburgut, ku të dy do të zhvillojnë studime të avancuara në fushat e tyre përkatëse.

Fitimi i kësaj burse nga dy profesorët e lartpërmendur dëshmon përkushtimin e stafit akademik ndaj studimeve të avancuara në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare, si universitetet në Austri. Përmes punës së tyre kërkimore, po kontribuojnë edhe në zgjerimin e rrjetizimit dhe ndërkombëtarizimin e Universitetit ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë.