Profesoresha Suzana Abdurrahmani, është zgjedhur mësimdhënëse e vitit në shkollën “Hasan Prishtina”, në Mitrovicë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Hasan Prishtina” në Mitrovicë:
Të mërkurën, më 28.1.2026, u mbajt Mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve të IAAP “Hasan Prishtina” – Mitrovicë, me rend dite përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar, në përputhje me Rregulloren nr. 02/2023.
Në bazë të kritereve të përcaktuara dhe vlerësimit të kontributit profesional, mësimdhës i vitit sivjet u përzgjodh profesoresha Suzana Abdurrahmani, e cila për më shumë se dy dekada vazhdon të jetë në shërbim të nxënësve, duke u dalluar për përkushtim, profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në procesin edukativo-arsimor.
Shkolla jonë i uron suksese të mëtejme dhe e falënderon për kontributin e çmuar ndër vite.
