Profesoresha Shpetime Shabanaj – model i përkushtimit për profesionin

- Advertisement -

Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, në Deçan ka vazhduar me prezantimin e mësimdhënësve të vet.

- paragrafi 1 -

Njëprej tyre është edhe profesoresha Shpetime Shabanaj, për të cilët shkolla thotë se është më shumë se një mësuese –  është model i përkushtimit, saktësisë dhe dashurisë për profesionin, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i shkollës:

Inspirim në çdo orë mësimi!

Profesoresha Shpetime Shabanaj është më shumë se një mësuese – ajo është model i përkushtimit, saktësisë dhe dashurisë për profesionin. Me qasjen e saj të përzemërt dhe të palodhshme, ajo nuk vetëm mëson, por edhe frymëzon!

- Advertisement -

E lindur më 25 mars 1984 në Deçan, rruga e saj në arsim nisi në shkollën fillore “Bajram Curri” në Strellc të Epërm, vazhdoi në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” dhe u përmbyll me sukses në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, në drejtimin Matematikë-Informatikë.

Prej vitit 2006, ajo është në shërbim të dijes, ndërsa që nga viti 2008 është pjesë e pandashme e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” – aty ku dijet ndahen me zemër.

Profesoresha Shabanaj nuk është thjesht mësuese, por një frymëzim për nxënësit dhe kolegët. Ajo është dëshmi se kur pasioni bashkohet me përkushtimin, lind suksesi në çdo klasë.