Profesoresha Serbeze Çollaku Keliqi vlerësohet me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në arsim



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Migjeni” në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e profesoreshës Serbeze Çollaku Keliqi, duke i ndarë mirënjohje për kontributin e saj të veçantë në jetën arsimore dhe aktivitetet e shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, kjo mirënjohje i është dhënë për angazhimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme në organizimin dhe realizimin e një numri të madh aktivitetesh edukative, kulturore dhe praktike, të zhvilluara si brenda ashtu edhe jashtë institucionit arsimor.

- Advertisement - M1

Shkolla thekson se prof. Serbeze Çollaku Keliqi është vlerësuar edhe për arritjen e rekordit me numrin më të madh të aktiviteteve të realizuara gjatë viteve shkollore 2024/2025 dhe 2025/2026, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe zhvillimin e nxënësve.

Mirënjohja është ndarë nga drejtoresha e shkollës, Ardita Bektesh, e cila ka shprehur respekt dhe konsideratë për punën profesionale e shembullore të profesoreshës, duke e cilësuar atë si model të përkushtimit në procesin edukativo-arsimor.

Shqip | English