Profesoresha Selvije Makolli zgjedhet – mësimdhënëse e dalluar në Gjimnazin”Sami Frashëri”

- Advertisement -

Profesoresha Selvije Makolli është zgjedhur mësimdhënësja më e dalluar në Gjimnazin”Sami Frashëri”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Profesoresha Selvije Makolli zgjedhet – Mësimdhënëse e dalluar në Gjimnazin”Sami Frashëri”

Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë për përzgjedhjen e profesoreshës Selvije Makolli si Mësimdhënëse e Dalluar, një mirënjohje e merituar për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në arsim dhe humanizëm.

Përveç përkushtimit të saj të palëkundur në procesin mësimor, prof. Selvije veçohet për angazhimin e saj vullnetar në mbajtjen e mësimeve për fëmijët me kancer në Klinikën e Onkologjisë, duke iu ofruar atyre jo vetëm dije, por edhe shpresë dhe motivim.

- Advertisement -

Nën udhëheqjen e saj, Gjimnazi “Sami Frashëri” arriti një sukses të madh, duke u renditur i pari në Kosovë në aktivitetet e organizuara nga Kryqi i Kuq i Kosovës për vitin 2025.

Gjithashtu, ajo ka luajtur një rol kyç në organizimin e garave shkollore dhe shumë aktivitete të tjera që pasurojnë jetën akademike dhe shoqërore të nxënësve.

Kjo përzgjedhje, e bërë nga Këshilli i Arsimtarëve më 24.02.2025, është një dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit të saj për një edukim cilësor dhe një shoqëri më humane.

Urime prof. Selvije Makolli për këtë arritje të merituar!
#GjimnaziSamiFrashëri2025