Profesoresha Pupovci: S’ka grusht e as plumb që më sprapsë nga parimet e mia

- Advertisement -

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, gjatë ditës së djeshme është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës, nga prindi i një studenti.

- paragrafi 1 -

Kurse sot Pupovci përmes llogarisë së saj në Facebook ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë ndaj saj.

- Advertisement -

Ajo ka theksuar se nuk ka grusht e as plumb që e sprapsë atë nga parimet e saj.

“Nuk ka dhunë që më sprapsë nga parimet e mia, as grushti e as plumbi! Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi. Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj “nesër”, ka shkruar ajo.

Kurse i dyshuari për rastin në fjalë gjatë ditës së djeshme është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.