Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremi do të marrë pjesë si ligjëruese në Kongresin Vjetor të Asociacionit Britanez të Laserit Mjekësor, i cili do të mbahet në muajin maj në Solihull të Britanisë së Madhe.
Ajo bëri të ditur se në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore do të prezantojë punën e saj inovative të nivelit ndërkombëtar në fushën e përdorimit të laserit, konkretisht Photobiomodulimit për trajtimin e gjendrës tiroide.
Sipas saj, pjesëmarrja në këtë kongres përbën një përvojë të vlefshme profesionale dhe një nder të veçantë, pasi do të përfaqësojë Universitetin e Prishtinës dhe Kosovën në një forum prestigjioz ndërkombëtar.