E premte, 28 Shkurt, 2025

Profesoresha nga Mitrovica Dafinë Beqiri – Peci: Shembull i përkushtimit ndaj nxënësve

- Advertisement1-

Profesoresha Dafinë Beqiri – Peci është njëra nga mësimdhënësit më të dalluar dhe të nderuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë.

Ajo është një figurë e njohur dhe e respektuar, e cila ka lënë gjurmë të thella në jetën edukative dhe profesionale të shumë brezave të nxënësve.

- Advertisement -

Dafinë Beqiri – Peci është mësimdhënëse biologjisë, lëndë që kërkon një qasje të thellë shkencore dhe një aftësi të veçantë për të ngjallur interesin dhe kuriozitetin e nxënësve. Ajo është e njohur për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm ndaj çdo nxënësi dhe për mënyrën se si e shfaq profesionalizmin në punën e saj.

Ajo ka një qasje të veçantë pedagogjike, duke kombinuar teorinë me praktikën. Dafinë Beqiri – Peci i inkurajon nxënësit që të aplikojnë njohuritë e fituara në klasë përmes vizitave dhe aktiviteteve edukative në vende të ndryshme, përfshirë rajonin e Shalës së Bajgorës, shkruan Jepi zë

Këto aktivitete janë të dizajnuara për të pasuruar përvojën e nxënësve dhe për t’i ndihmuar ata që të kuptojnë më mirë lidhjen midis teorisë shkencore dhe realitetit praktik.

Dafinë Beqiri – Peci vjen nga një familje me tradita të pasura edukative, ku prindërit e saj kanë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në fushën e arsimit në Mitrovicë. Ky trashëgim familjar e ka motivuar që, përmes punës dhe angazhimit të saj, të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe të ofrojë mundësi zhvillimi për nxënësit e saj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lirie Kolshi zgjedhet mësuesja e dalluar në shkollën “Migjeni” në Rufc të ri të Lipjanit

Mësimdhënësja e Fizikës, Lirie Kolshi është zgjedhur mësuesja e dalluar në shkollën "Migjeni" në...

Mësuesit e Korçës në grevë, kundërshtojnë uljen e pagës së grupit

Ulja e pagës së grupit dhe mungesa e një zgjidhje nga Ministria e Arsimit...

Ganimete Selimi, një nga mësueset më të spikatura të shkollës “Dituria” në Podujevë

Arsimtarja Ganimete Selimi është një nga figurat më të spikatura të stafit akademik të...

E dhimbshme: Vdes nxënësja Larisa Sokoli nga Rahoveci

Ka ndërruar jetë Larisa Sokoli, nxënëse në shkollën e mesme “Xhelal Hajda”, në Rahovec. Kjo...