E shtunë, 1 Mars, 2025

Profesoresha Mimoz Selmani prezanton projektin shkencor në Kongresin Evropian të Ortodoncisë në Norvegji

- Advertisement1-

Profesoresha e Fakultetit të Stomatologjisë të Kolegjit AAB, Mimoza Selmani, ka marrë pjesë në Kongresin Evropian të Ortodoncisë që u mbajt në Oslo të Norvegjisë ku prezantoi projektin e saj shkencor.

Projekti me titullin “Roli i dimensioneve të harkut dhe molareve të tretë në dendësinë e harkut mandibular”, u prezantua nga profesoresha Selmani në kongresin që u organizua nga Shoqata Evropiane e Ortodoncisë me ekspertë nga Evropa dhe mbarë bota.

- Advertisement -

Këtë vit kongresi trajtoi temën “Praktika ortodontike e bazuar në dëshmi – a jemi ende atje?”, duke synuar ofrimin e ideve, strategjive dhe taktikave të reja që ndikojnë drejtpërdrejtë në mënyrën se si bëjnë menaxhimin profesionistët e shquar në stomatologji dhe ortodonci.

Profesoresha Mimoza Selmani ka pasur gjithnjë për bazë të studimeve shkencore zbulimin e hershëm dhe trajtimet ortodontike. Madje modelet e saj themelore profesionale dhe shkencore tani zbatohen edhe në Fakultetin e Stomatologjisë të Kolegjit AAB ku ajo ligjëron. /AAB

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Agron Gashi zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë

Arsimtari i teknologjisë, Agron Gashi, është zgjedhur arsimtar më i dalluar për nder të...

Burim Jakupi zgjedhet mësimdhënës i dalluar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

Burim Jakupi është zgjedhur mësimdhënës i dalluar në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë, shkruan...

INTERVISTË| Kristinë Oroshi nga Klina, mësimdhënësja që po realizon misionin e shenjtë në qytetin e Kielit të Gjermanisë

AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë me një mësimdhënëse Kristinë Oroshi nga Klina e cila...

Lirie Kolshi zgjedhet mësuesja e dalluar në shkollën “Migjeni” në Rufc të ri të Lipjanit

Mësimdhënësja e Fizikës, Lirie Kolshi është zgjedhur mësuesja e dalluar në shkollën "Migjeni" në...