Profesoresha Maria Morozova: Pesë studentë çdo dy vjet mësojnë shqip në Rusi

- Advertisement -

Maria Morozova, albanologe me prejardhje nga Rusia dhe profesoreshë në Shën Petersburg, ka theksuar rëndësinë e përhapjes së gjuhës shqipe në vende të ndryshme të botës.

- paragrafi 1 -

Në një deklaratë për Radio Kosovën, ajo ka bërë të ditur se pesë studentë çdo dy vjet mësojnë shqip në Rusi, transmeton AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

“Programi i Gjuhës Shqipe në Shën Petersburg hapet çdo dy vjet dhe, në secilin cikël, pranon nga pesë studentë të rinj”, ka deklaruar ajo.

Morozova është pjesëmarrëse në Seminarin e 43-të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, një ngjarje e përvitshme që mbledh studiues, profesorë dhe studentë nga vende të ndryshme për të thelluar njohuritë mbi trashëgiminë gjuhësore dhe kulturore shqiptare.

🎧 Emisionin e plotë mund ta dëgjoni në linkun në koment: 👇

- Advertisement -