Ta duash vendin nuk mjaftojnë vetëm llafet por kërkon punë, përkushtim, mençuri dhe atdhedashuri. Këtë model mund ta gjejmë të personaliteti dhe karakteri i profesoreshës te respektuar Manushaqe Bajraktari – Berisha nga Suhareka e martuar në Dejnë.
Siç mund ta shihni kjo është një orë frymëzimi dhe edukimi për trashëgiminë kulturore dhe atë për veshjen shqiptare që tashmë është bërë pasuri e gjithë njerëzimit.
Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit, xhubleta është pranuar si pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO.
Profesoresha e lëndës të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, nga pamjet e shkëputara në ligjërimin pjesë e orës mësimore kultura tradicionale shqiptare. E siç thote edhe vete në këtë orë të mësimit “Populli shqiptar është një nga popujt më të vjetër të Ballkanit, pasardhës i ilirëve dhe vazhdues i arbërve të Mesjetës, nga të cilët ka trashëguar teritorin ku banon, gjuhën e vet dhe tipare thelbësore të kulturës tradicionale”.
Profesoresha e respektuar është gruaja e profesorit Sahit Berisha dhe kjo profesoresha në rrethana e jashtëzakonshëm të regjimit jugosllave ka mbajtë mësime në trevën tonë të Anadrinisë ndërmjet viteve 1987 – 2000.