E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Profesoresha, Magbule Bllaca Syla, ishte madhështia e edukimit dhe arsimit shqip

- Advertisement1-

Profesoresha Magbule Bllaca Syla (1957-2023). Lajmi i hidhur për ndërrimin e jetës së profesoreshës të lëndës së Kimisë, Magbule Bllaca Syla, më 03.11.2023, ishte dhembje e thellë, jo vetëm për familjen e saj, por edhe për gjithë trupin arsimor që e njohën ate, posaçërisht për nxënësit me të cilët punojë ajo më se 38 vite në frymëzimin, edukimin dhe arsimimin e tyre në Shkollën atëherë të quajtur Gjimnazi “Boro e Ramizi“ tashmë “Kuvendi i Lezhës” në Viti, po edhe në paralelën e kësaj shkolle në Pozheran, e cila shkollë pas Luftës në Kosovë u pavarësua dhe u quajt Shkolla e “Mesme e Lartë Mikse”(SHMLM) “Kongresi i Manastirit“ në Pozheran.

Nën organizimin e drejtorit të shkollës, Mifail Halabaku, dhe trupit arsimor “Shkolla Mesme e Lartë e Mikse“ (SHMLM) në Pozheran, në shenj nderimi të jetës dhe veprës së profesoreshës, Magbule Bllaca Syla, më 04.11.2023 në ora 10 u mbajtë akademi përkujtimore.

- Advertisement -

Profesoresha Magbule Bllaca Syla u lind në vitin 1957 në fshatin Cernicë, ku mbaroi shkollën fillore, ndërsa shkollën e mesme e kreu në qytetin e Gjilanit, ajo i përfundoi studimet në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore Dega e Kimisë në Prishtinë. Pas përfundimit të studimeve ajo për një kohë mbeti e papunësuar për shkakun se ishte pjesëmarrëse aktive e “Lëvizjeve të Mëdha Studentore“ të vitit 1981 në Prishtinë.

Profesoresha Magbule kishte guximin dhe krenarinë me dinjitet të lartë të kundërshtonte fuqishëm, aty ku cenoheshin të drejtat kombëtare shqiptare, në mbledhjet e Bashkësisë Punuese të Shkollës atëherë të quajtur “Boro e Ramizi“, tashmë „Kuvendi i Lezhës“ në Viti, i cili kolektivë kishte më se 130 profesor, ku, 20 prej tyre ishin të nacionalitetit serbë, ku shumica prej këtyre profesorëve serbë dhe ca bashkëpunëtorëve shqipfolës dirigjoheshin direkt nga Serbia.

Profesoresha Magbule kishte qëndruar në shkollë me mësimdhënie më se 38 vite në përpjekje për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, ajo ishte e përpiktë, si mësimdhënëse, në kohë për orë mësimi, tepër cilësore në punën profesionale, edukatore e shkëlqyer dhe mbi të gjitha misionare e ndërgjegjësimit dhe zgjimit kombëtar. Ajo ishte e martuar me Avdullah Sylën nga Pozherani.

Mungesa e profesoreshës, Magbule Bllaca Syla, do të jetë zbrastësi e veprimeve shumëdimensionale në fushën e edukimit dhe arsimimit shqip.

Qoftë i paharruar kujtimi për profesoreshën, Magbule Bllaca, Perëndia e shpërbleftë me Parajsë, pushoftë e qetë në dritën e pashtershme në amshim./sami arifi/rajonipress/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...