Profesoresha Kaltrina Kusari përfundon me sukses Postdoktoraturën në Kanada

- Advertisement -

Gjatë muajit qershor 2025, Dr. Kaltrina Kusari, Profesor Asistente në Fakultetin e Shkencave Sociale në UFAGJ, përfundoi me sukses postdoktoraturën e saj në Universitetin e Calgary-t, Kanada.

- paragrafi 1 -

Gjatë kësaj periudhe, Prof. Kusari iu bashkua partneritetit kërkimor Aging in the Right Place (AIRP), një projekt shumëqytetësh që fokusohet në përvojat e të moshuarve që përballen me pasiguri banimi dhe situata të pastrehësisë në Kanada. Kontributi i saj u përqendrua në analizimin e të dhënave që lidhen me migrantët e moshuar, duke ofruar njohuri të rëndësishme mbi mënyrën se si statusi i migrimit ndikon në procesin e plakjes dhe pasigurinë në strehim.

- Advertisement -

Në fazën përmbyllëse të postdoktoraturës, Prof. Kusari pati mundësinë të prezantojë gjetjet kryesore të këtij studimi në Konferencën Our Future is Aging, e mbajtur në Halifax, Nova Scotia. Prezantimi i saj ngjalli diskutime të rëndësishme mbi qasjet gjithëpërfshirëse ndaj politikave të strehimit dhe plakjes në Kanada.

Përfshirja e Prof. Kusarit në këtë projekt të rëndësishëm do të pasurojë më tej kontributin e saj në Fakultetin e Shkencave Sociale në UFAGJ, veçanërisht në fushat e plakjes, migrimit dhe drejtësisë sociale. /AlbanianEducation.net/.