Profesoresha e Universitetit të Prizrenit e denoncon në polici kolegun e saj

- Advertisement -

Një profesoreshë në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” ka denoncuar një koleg të saj për kërcënim.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

- Advertisement -

“Ankuesja F/SH/K raporton rastin për një kërcenim nga kolegu i saj M/SH/K te cilët janë punonjës ne Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Patrulla policore u është përgjigjur rastit dhe te njëjtët viktimën e rastit e kane shoqëruar për në stacionin policor Prizren për intervistim”, deklaroi ai.

Bytyçi tha se me rastin është informuar hetuesi kujdestar i cili ka informuar Prokurorin e shtetit dhe me urdhër te tij inicohet rast.

Rasti dërgohet për hetime te mëtutjeshme.